I ashtuquajturi variant anglez i Covid nuk është vetëm më ngjitës se varianti origjinal, por sipas të dhënave të fundit të përpunuara nga ekspertët mund të jetë edhe më vdekjeprurëse.
Deklaratë kjo e bërë nga kryeministri britanik Boris Johnson në konferencën e shtypit të ditës në Doëning Street, duke cituar një tregues të saktë nga shkencëtarët, bazuar në disa prova të reja.
"Më duhet t'ju them këtë pasdite ne u informuam se ka disa prova që varianti i ri, përveç përhapjes më të shpejtë, mund të shoqërohet edhe me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë", tha Johnson, duke përsëritur se ky variant tashmë ka sjellë numrin e shtrimeve në spital më të lartë se kulmi i valës së parë të pandemisë në prill.
Bëhet fjalë për 38.562 të pacientë të infektuar që kanë nevojë për trajtim spitalor, 72% më shumë se shtrimet në muajin prill.



