
Gjermania “duhet të përgatitet për një përshkallëzim në Ukrainë”. Ky është paralajmërimi i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, duke folur në një konferencë në Berlin të organizuar nga gazeta Süddeutsche Zeitung.
“Në dritën e zhvillimeve në luftë dhe falimentimeve të dukshme dhe në rritje të Rusisë, ne duhet të jemi të përgatitur për një përshkallëzim”, tha Scholz.
Gazprom kërcënon të reduktojë gazin që kalon përmes Ukrainës, rruga e fundit e gazit rus për në Evropë, nga e hëna. “Nga 10, më 28 nëntor, Gazprom do të fillojë të reduktojë furnizimin me gaz në Sudzha për tranzit përmes Ukrainës me një shumë të barabartë me sasinë ditore të padërguar”, thotë Gazprom në kanalin e tij Telegram, duke akuzuar Kievin se ka sekuestruar 52.52 milionë metër kub gaz. Rreth 42 milionë metra kub gaz rus kalojnë çdo ditë përmes Ukrainës.



