
Maqedonia e Veriut është në përgatitjet e fundit për takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, në Shkup.
Këtë e bën edhe më të rëndësishëm fakti se pjesëmarrja e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov do të diskutohet në mënyrë të ndryshme nëse pritet takimi me shefin e diplomacisë amerikane Antony Blinken, por edhe për faktin e bojkotit të mospjesëmarrjes së Ukrainës dhe vendeve baltike, thotë analisti i sigurisë nga Maqedonia e Veriut, Bashkim Selmani.
Ai shprehet për MCN live se gjithsesi ky është takimi më i lartë në nivelin politike e diplomatik që ka bërë Maqedonia, meritë e ministrit të Jashtëm shqiptar Bujar Osmani.
Maqedonia e Veriut është nikoqire e 30 e cila do të mbahet në Shkup dhe do të zgjas deri më 1 dhjetor, dhe në të cilën pritet të marrin pjesë rreth 1 mijë delegatë.
Kjo është një ngjarje shumë e madhe në aspektin politik e diplomatik e organizuar nga MV, që nga pavarësia nuk ka pasur ndonjë aktivitet kaq madhor, dhe takimi do të shënojë pranimin e diplomatit të parë të SHBA-ve dhe të Federatës Ruse, që nënkupton një takim që do të gjej mënyrën e komunikimit direkt apo indirekt edhe pse thuhet se s’do të ketë takim mes Lavror dhe Blinken porse analistët vlerësojnë se do të ketë takim mes dy figurave të mëdha botërore për të cilën mund të flitet për konfliktin në Ukrainë dhe kjo përbën një ndër çështjet bazë, e udhëhequr nga një shqiptar që është meritë shumë e madhe e MV, z.Bujar Osmani pra për ardhjen e shefit të diplomacisë ruse dhe bëri për opinion shumë jehonë, forumin vendosën ta bojkotojnë ministrat e jashtëm të Ukrainës, Dimitro Koleba dhe vendet baltike.
Lidhur me këtë z.Selmani thotë se priten përplasje dhe debate për mungesën e këtyre vendeve por edhe për vet faktin se Rusia mund të dominojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është jë nga përplasjet që do të ketë debate për mungesën e këtyre vendeve dhe demonstrimi i tyre se prania e Lavror ka irrituar këto dhe vende të tjera si shkaktar të luftës, jo vetëm në Ukrainë por shumë përpjekje të Rusisë të minojnë të gjitha marrëveshjet poashtu edhe në Ballkanin Perëndimor siç është rasti i Serbisë dhe Kosovës, si dhe për vet Maqedoninë dhe dezinformatat e shumta që orkestrohen nga Rusia, përben edhe mesazhin e destabilitetin për Ballkanin Perëndimor sepse në të ardhmen, Ballkani mund të jetë një krizë e hapur e koordinuar nga vet Rusia dhe kjo ka bërë që shtete mes vete të komunikojnë dhe të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për stabilitetin e bashkimit të mënyrën aktuale të Ballkanit Perëndimor poashtu edhe është e rëndësishme edhe pjesëmarrja e Borel por nuk do të bisedoje më Lavror.
Besoj që edhe shqiptarët , me shefin e diplomacisë së saj. Z.Osmani, do të jetë më afër dhe do të bisedohet më shumë për çështjen e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Selmanit, faktori ndërkombëtar i ka të dyja frontet e hapura.
Bazë kryesore nëse do të jetë takime në nivelin kryesor mes përqafuesit amerikan dhe rus, edhe pse nuk është bërë publike, mirëpo vet ardhja e tij është e mirëseardhur dhe nga ana tjetër faktori ndërkombëtar i ka dy fronte të hapura, vet z.Putin është i interesuar që me afrimin e dimrit, të ndaloj luftën, dhe nga ana tjetër është e interesuar të nxit lufta të tjera dhe kur dihet se Ballkani është pjesa dërmuese, kanë lidhje shpirtërore me Rusinë e bëjnë më të lehtë hapjen e rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë e vendeve ballkanikë dhe kjo jo rastësisht të gjitha pozitë si qoftë në Maqedoni edhe në Serbi, Rusia është shumë e pranishme jo vetëm në aspektin e ndikimin por edhe të politikës së përgjithshme.



