Thaçi të hënën në Shqipëri, publikohet axhenda zyrtare

Thaçi të hënën në Shqipëri, publikohet axhenda zyrtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të nisë të hënën (3 tetor) një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri. Sipas njoftimit për shtyp, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, më 3 dhe 4 tetor, Thaçi do të takohet me krerët e shtetit.

“Të hënën (3 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti Bujar Nishani. Ndërsa në orën 10:30, dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp”, thuhet në njoftim.

Pas takimit me presidentin Nishani, Thaçi do të pritet nga Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit, Dritëro Agolli.

Ndërsa, në orën 16:30, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Në 4 tetor, në orën 09:00, presidenti Thaçi do të vendos kurora lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”. Ndërsa, në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, presidenti Thaçi do të vendos gjithashtu kurora lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa, në mesditë, rreth orës 13:00, në Bushat të Shkodrës, presidenti Thaçi do të vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy