
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore rrezikon të mos prodhojë asnjë rezultat për zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Në një intervistë për TemA Tv ish kryetari i KQZ-së Kristaq Kume shprehet se zgjatja edhe me 6 muaj e afatit të punës do të sillte vështirësi në depolitizimin e komisionerëve apo edhe të implementimit të projektit pilot për teknologjinë në zgjedhje.



