Pasi ka mahnitur me lëvizjet e tij të kërcimit dhe akrobacitë e përsosura, roboti humanoid Atlas mëson të punojë në një kantier ndërtimi, si ndihmës i një njeriu.
Është video e fundit e publikuar online nga Boston Dynamics, kompania amerikane e blerë nga Hyundai në vitin 2020 për gati 1 miliard dollarë dhe që zhvillon disa nga robotët më të avancuar në botë si Spot katërkëmbësh.
Në videon e re, Atlas demonstron aftësinë e tij për të manipuluar objektet përreth tij, duke lëvizur fillimisht një tra prej druri duke e vendosur atë në një skelë dhe më pas duke marrë një çantë veglash të cilën ia çon punëtorit që ndodhet në majë të skelës.
Në fund, ai lëviz një kuti të madhe prej druri dhe ulet nga skela me një shpinë.
Sfida e madhe në këtë video të re ishte, shpjegojnë studiuesit, aftësia për të bashkëvepruar me mjedisin.
Dy sfidat e shkenctarëve, aftësia për të kontrolluar trupin ndërsa e dyta lidhet me në analizën e mjedisit përreth.



