
Presidenti ukrainas ka konfirmuar uljen në bisedime me Rusinë. Në një postim në “Facebook”, Volodymyr Zelensky njoftoi se vendimi erdhi pas një bisede me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.
Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripyat. Aleksandër Lukashenko mori përgjegjësinë për faktin se në momentin e nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të mbeten në tokë.



