
Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer ka reaguar pas bombardimeve nga SHBA të centraleve bërthamore të Iranit. Starmer deklaron se SHBA ka ndëramrrë veprime për të “zbutur” “kërcënimin e rëndë” të programit bërthamor të Iranit.
Në një deklaratë ai thotë: “Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim.”
Shefi i ekzekutivit britanik i bën thirrje Tehranit të kthehet në tryezën e negociatave.
"Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund kësaj krize."



