Kodi Penal, Karanxha: Të pyeten edhe komunitetet fetare, do lejohen edhe ndërhyrjet për ndryshimin e gjinisë

Kodi Penal, Karanxha: Të pyeten edhe komunitetet fetare, do lejohen edhe ndërhyrjet për ndryshimin e gjinisë

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e lajmeve të MCN Tv se në hartimin e Kodit të ri Penal duhet të marrin pjesë të gjithë aktorët, dhe ndërmjet tyre duhet të jenë me patjetër dhe komunitetet fetare pasi pritet të rregullohet me ligj eutanazia dhe ndërhyrjet për ndryshimin e gjinisë. 

Sipas Karanxhës, Shqipëria mund të përdoret si vend ku njerëzit të vijnë dhe të kryejnë ndërhyrje për ndryshim gjinie. 

Duhet të pyetën komunitet fetare. Pse? Për herë të parë në Kodin Penal lejohet eutanazia. Çdo libër fetar e ndalon me çdo kusht. E dyta bigamia, e dimë që disa fe e lejojnë. Kemi çështje fakti, si mund ta dënojmë? Jemi dakord që nuk mund ta pranojmë si institut në Kodin e Familjes, por kurrsesi nuk mund të dënohet bigamia. 

Kur lejohet me ligj që të merret jeta e një personi, se është neni 43, është pak i paqartë, për eutanazinë e ka të qartë, por aty indirekt del që mund të përdoret Shqipëria edhe si vend që mund të bëhen ndërhyrje të jashtme, ndryshimi i gjinive. Se ka disa vende në Europë që nuk e pranojnë dhe mund të vihet të bëhet këtu.

Neni 43 i draftit lejon ndërhyrje për ndryshim gjinie. Neni 43 lejon eutanazinë dhe çdo ndërhyrje tjetër. Kur lejohet eutanazia, i bie të lejohen dhe ndërhyrjet e tjetra. Mund të vijnë persona nga jashtë. Mund të jetë shkak dhe për nxitjen e turizmit shëndetësor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy