Avokati Romeo Karaj komentoi në Mcn Live sekuestrimin e pasurisë së ish-shefit të Forcës Operacionale në Polici Oltion Bistri.
Sipas Karajt ky është turp i policisë, dhe ish-drejtorit Veliu, që duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe morale. Sipas Karajt një kryekriminel si Bistri ka pasur përpkrahje.
Besoj e keni parë reagimin tim ‘mos u ngopshi kurrë o pisa’. Besoj që shifra është e ulët, ato prona nuk bëjnë as 5 milionë euro, duhet të jetë një numër më i madh si shumë, besoj se do ketë edhe prona të tjera zotëria, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky është turpi i policisë, i atyre që e emëruan, suportuan dhe punuan me të, dhe e vë gishtin te ish-drejtori i Përgjithshëm, që duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe morale. Ky ka lulëzuar në kohën e një drejtori ballaboks si Ardi Veliu. Një kryekriminel si ky demotivon policinë. Ky e ka bërë sepse ka pasur përkrahje që e ka bërë”.
Karaj tha që ka kohë që në polici nuk shohim një person të ndershëm si Artan Didi.
"Zotëria ka dashur t’i fshehë në emër të familjarëve. Ndaj tyre duhet të hapet edhe çështje penale, jo vetëm pasurore. Këtë pasuri duhet ta marrin policët e pastrehë. Ai njeri është tradhtar i 10-fishtë. Duhet t’u heqim motivin këtyre njerëzve. Ne do ta qajmë gjatë heqjen nga detyra e një personaliteti si Artan Didi. Kemi kohë që s’po e shohim më një të tillë. Një person super i ndershëm, super me integritet, që jepte jetën për profesionin e tij. Nuk guxonte edhe një ministër t’i kërkonte një paligjshmëri të vogël. Artan Didi është një person që jetonte me djersën e ballit. Nëse kemi një CEZ-DIA që ka ecur, ka qenë jetik bashkëpunimi im me këtë person. Më kanë thënë policë që s’duam të ikim më në punë, duam ta heqim kapelet. I kemi vrarur kryeujkut mëlçitë në qafë. Ne duam drejtësi, nëse nuk vihet drejtësi, ku popull të çohet dhe t’ua marrë atë që kanë vjedhur. Një polic i thjeshtë, një spurdhjak i thjeshtë ka bërë atë që ka bërë, po ca ka bërë një ministër atëherë?!"



