Klubi i Partizanit ka bërë publike fotot e kompleksit të ri që do të jetë shumë shpejt gati në dispozicion të sportdashësve të kuq.
Kompleksi Sportiv i të kuqve do të jetë një nga më modernët në Shqipëri ku do të përfshihen impiante stërvitore për të gjitha ekipet e moshave.
Gjithashtu do të ndërtohet dhe stadiumi i ri me kapacitet prej 4500 vendesh. Brënda kompleksit do të ketë Hotel, Palestër, Pishinë dhe qender Spa që do të vihen në funksion të ekipit të pare dhe Akademisë.
Ndërtimi i impiantit të ri është një premtim që presidenti Demi ka bërë që në momentin që ka ardhur në krye të presidencës së kuqe, dhe po e mban një premtim të tillë.



