Hoxha: Duhet të funksionojnë të gjitha hallkat për mbrojtjen e jetës së fëmijëve. S'mund të ruhen vetëm me policë

Hoxha: Duhet të funksionojnë të gjitha hallkat për mbrojtjen e jetës së fëmijëve. S'mund të ruhen vetëm me policë

Esmeralda Hoxha, koordinatore projektesh nga qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, theksoi se jeta e tyre s’mund të mbrohet vetëm me polic, por kërkohet funksionimi i të gjithë hallkave. Hoxha theksoi ndihmën që japin strehëzat si te fëmijët ashtu edhe gratë e dhunuara.  Ai tregoi asnjë strehëz nuk mund të marrë një të dhunuar nga rruga, pa ndjekur fillimisht protokollin e shtetit dhe referimin në polici. 

 

Nuk ke kujt t’i drejtosh gishtin më parë, duhet t’i drejtojmë gishtin shkollës, policit të sigurisë, komunitetit, prindit, shokëve apo shoqeve të klasës, ministrisë, qeverisë, popullit në përgjithësi. Janë hallka. Një mekanizëm funksionon me hallka, dhe nëse një hallkë e vetme nuk funksionon siç duhet, prishet zinxhiri. Nuk mund të ruhet jeta e fëmijëve tanë me polic në çdo anë, fillon nga edukimi në shkollë.

 

Është qytetaria, duhen ulur fëmija, duhet biseduar me fëmijët, duhet të njohin njëri-tjetrin. Nuk e njohin njëri-tjetrin, e njohin nga Tik-Toku. Vitet e fundit duket se më pak kohë po shpenzohet me fëmijët. Shumë pak kam dëgjuar nga prindër që i çojnë fëmijët në aktivitete passhkollore. Kemi fëmijë 12-vjeçarë në kushte skandaloze të dhunës seksuale. Jemi këtu për të ngritur 2-3 alarme të vogla. 

 

Kemi situatën e strehëzave që s’janë luks social. Janë aty për të akomoduar një grua të mbijetuar nga dhuna. Ndalon dhunën, ndihmon rimëkëmbjen, dhe ndihmon nga aspekti psikologjik, i ofrohet ndihmë juridike, shkollimi i fëmijëve dhe integrimi i gruas. Ka mekanizma. Siç funksionojnë për mbrojtjen e dhunës ndaj grave, ashtu edhe për fëmijët. Sa efektivë janë? Kjo vë në pikëpyetje shumëçka. 

 

Mungesa buxhetore dhe në burime njerëzore, bën që të jenë organizatat e shoqërisë civile që në shumë raste të ofrojnë ndihmën psikologjike, strehëzat. Detyra dhe përgjegjësia kryesore për të ofruar mbështetje, strehim, integrim është e shtetit. Barrë mjaft e madhe mbetet për t’u mbuluar nga shoqëria civile. Asnjë strehë s’mund të marrë dikë nëse nuk është ndjekur gjithë protokolli i shtetit. Ka një numër policie në gjithë vendin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy