
Vazhdon të jetë e rënduar gjendja në Barcelonë, ku mijëra protestues kanë dalë në shesh për të kundërshruar burgosjen e udhëheqësve katalonas.
Policia ka hedhur tymuese dhe plumba gome, ndërkohë që trazirat në rrugën Laietana, në Barcelona, janë ende para selisë së policisë, njofton media spanjolle “El Mundo”.
Mossos d'Esquadra kanë raportuar në Twitter se "akte të rënda vandalizmi" po ndodhin në qytet, duke thënë se ende "disa zjarre janë aktive" se për siguri qytetarët të mos i afrohen zonës.



