
18 persona të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ pritet të njihen sot me masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.
Konkretisht Marjano Latifaj, Meridio Beluli, Qamil Veshaj, Manuel Veshaj, Bledar Bajrami, Emisa Bajrami, Ilir Beja, Ariselda Delibashi, Gabriele Paskali, Albano Shabani, Shkëlqim Bakaj, Aleksandro Alikaj, Fatmir Alikaj, Rael Hoxhaj, Dashamir Dahri, Eriselda Zekaj, Nikola Bledar Selimaj, Julian Shabani.
Kujtojmë se në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë. Policia në kryeqytet ekzekutoi 90 prej tyre ndërsa të tjerët në kërkim.
Një ditë më parë, Gjykata Penale la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’.



