Regjistri i pronarëve përfitues/ Buxhuku: Shqipëria nuk i ka të deklaruara pronarët fundor, janë offshore

 Regjistri i pronarëve përfitues/ Buxhuku: Shqipëria nuk i ka të deklaruara pronarët fundor, janë offshore

Qeveria ka paralajmëruar përshkallëzim të gjobave nga 250 mijë lekë në 600 mijë lekë nëse subjektet e sapokrijuara nuk bëjnë regjistrimin e pronarëve edhe pas 40 ditëve afat që iu është lënë. Ndërkohë parashikohet dhe një masë administrative me vlerë 400 mijë lekë për subjektet që nuk pasqyrojnë ndryshimet brenda 40 ditëve.

Lidhur ne këtë fakt, administratori i Konfidustria, Gjergj Buxhuku, vlerëson në “MCN economy”, se krahas kësaj në Shqipëri duhet parë fakti se çështja e pronarëve fundor këtu është shumë më delikate sesa flitet.

Sipas tij, Shqipëria nuk i ka të deklaruara pronarët fundor, pra janë janë off-shore, që nuk u dihet pronari fundor, dhe të cilët në të shumtën e rasteve kanë kontrata të mëdha me vet shtetin.

Së pari mendoj se çështja e pronarëve fundor, është shumë më delikate sesa pagesa  enje gjobe.

Sepse realisht këtu nuk po flasim thjesht për procedura fisku, këtu ne po flasim për faktin nëse kompanitë që regjistrohen në Shqipëri, realisht janë kompani që funksionojnë mbi bazën e kompanive financiar të pastra.

Ky është thelbi i ligjit dhe realisht kur flasim për burime financiar të pastra i bie që ato që quhen jo të pastra, të jenë së pari korrupsioni, dhe së dyti burimi i të ardhura që vijnë nga kriminaliteti, natyrisht edhe evazioni fiskal, duhet të kemi parasysh se ligji ka hyrë në fuqi në vitin 2020 pas 56 viteve presion të komunitetit ndërkombëtare, konkretisht moneyval, i cili në mënyrë sistematike i ka kërkuar të gjithëve që të paraqesin regjistrin, pse.

Çfarë vihej re në Shqipëri qe numri i kompanisë që nuk e kishin deklaruar pronarin fundor, por ato maskoheshin me shoqëri subjekte juridike të regjistruara në parajsa fiskale , në offshore, por mbi të gjitha ato kishin kontrata me shtetin shqiptar, ku mund të thuhet se ekonomitë më të mëdha kanë lidhur më shtetin pra ato janë fundore, pra offshore, që nuk u dihej pronari fundor.

Për Buxhukun, qarkullimi i parave informale në vend, po rritet dita -ditës me volume të larta.

Sipas tij, kërkohet krijimi i mekanizmave ligjor që ti vej në pah këta pronarë fundor.  

Shqipëria është një vend ku qarkullimi i parave në të zezë është më volume shumë të mëdha, bilës mund të themi se ekonomia shqiptare gjithnjë e më shumë është e varur nga qarkullimi parave të zeza dhe kjo është pasojë dramatike për ekonominë e vendit.

Prandaj duhet krijuar mekanizmat e duhur ligjor që sa të jetë e mundur të bëhet tejdukshmëria  e pronarëve fundor, pikërisht me faktin se rrymat e mëdha të parave të padeklaruara lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë së pari me krimin e organizuar, me drogën, etj., së dyti me korrupsionin dhe së treti me evazionin fiskal.

Të tre këto burime fatkeqësisht nga vit në vit, po e shtojnë përqindjen e tyre ndaj aktivitetit ta quajmë formal, dhe në këto kushte Shqipëria shërben jo vetëm si shtim i flukseve por edhe i pastrimit të tyre.

Dhe ajo që është më e keqja në fakt, është problematika se këto flukse të mëdha, të realizuara në këtë mënyrë, po shkatërrojnë edhe biznese që janë më vite në treg, sepse duke qarkulluar para që pastrohen, prodhohen në mënyrë të zezë, me ligje antitreg, ti mund ta shkatërrosh fare lehte një biznes formal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy