Kryeministri Edi Rama thotë se po shkon drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite, ai i Rrugës së Arbrit, që do të kurorëzohet, siç është premtuar tha shefi i qeverisë brenda vjeshtës me nisjen e punimeve.
Në një postim në rrjetin social "Facebook", kreu i qeverisë theksoi se ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës.
Reagimi i Rames:
Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve.
Është çelur dje procedura finale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës.



