Donald Tramp është drejt fitores në SHBA. Kandidati republikanështë në epërsi të dukshme, pas fitores në disa prej shteteve me rëndësi kyçe. Shumica e mediave amerikane, të cilat e kanë mbështetur rivalen e tij, Klinton, gjatë fushatës, po e raportojnë lajmin si “fundin e botës”.
Ndërsa në stafin e Trampit ka nisur festa, në kampin rival nuk ka shenja entuziazmi.
Gjithçka ka “ngrirë” në Javits Center, ku Klinton ndodhet bashkë me stafin e saj të ngushtë. Ndërsa mbështetësit e Trampit janë shumica në rrugë dhe mjedise publike në pritje për t’u nisur drejt Shtëpisë së Bardhë.
Tramp është më shumë se një million vota popullore para Klintonit, që në vota elektorale përkthehet 255, kundrejt 2015 të Klintonit. 270 vota elektorale e bëjnë Trampin fitues të garës presidenciale.



