Prej gjithsej 710 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 54 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 13 raste, Kumanovë 25, Shtip 1, Prilep 10, Tetovë 1, Veles 2, Gostivar 1.
Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona në Maqedoni shkon në 908.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e virusit korona jetën kanë humbur 6 persona. Katër viktima janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup kurse dy viktima në ish spitalin ushtarak, respektivisht në spitalin e qytetit”8 Shtatori”.



