Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar pasditën e sotme në Tiranë. Nënë e bijë, të moshës 56 dhe 30 vjeçe, janë gjetur të pajeta në banesën e tyre në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri’ në Kombinat.
Ka qenë vëllai i Zhaneta Josifit, 56-vjeçares së vdekur, i cili ka marrë policinë në telefon dhe ka njoftuar se motra e tij nuk përgjigjet në telefon. Menjëherë policia ka shkuar në banesë dhe ka gjetur të vdekur 56-vjeçaren dhe vajzën e saj 30-vjeçare Anisa Josifi.
Si të mos mjaftonte kaq edhe vajza e tjetër e familjes Blerta Josifi, e moshës 34 vjeçe, është gjendur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital.
Dyshimet fillestare janë që ngjarja te jetë një vetëflijim.



