
Presidenti i Venezulës, Nicolas Maduro, ka propozuar të shtunën, mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare për këtë vit. Propozimi i Maduros vjen si një përpjekje për të shtypur kërcënimin e paraqitur nga presidenti i përkohshëm, Juan Guaido.
Maduro mbajti një fjalim para mbështetësve, në një kohë kur Venzuela u përfshi në një protestë masive ndaj tij. Ndërkohë që zgjedhjet parlamentare janë caktuar për vitin 2020.
Lideri i opozitës, Juan Guaido, u shpall president i përkohshëm më 23 janar nga Asambleja Kombëtare, dhe shpejt fitoi mbështetjen e vendeve të tjera në rajon. Megjithatë, Guaido ende nuk ka kontroll mbi institucionet e qeverisë apo qeverisjen e përditshme.
Vetë SHBA-ja e ka njohur Guaidon si president i përkohshëm i Venzuelës, ndërsa Kosova dhe Shqipëria kanë ndjekur shembullin e Amerikës për të përshëndetur zgjedhjen e Juan Guaidos, përkohësisht në krye të shtetit.
Edhe pse presidenti Maduro po përdor policinë për të kontrolluar zërat kundër, presidenti i përkohshëm Guaido ka bërë thirrje për ndihma humanitare ndaj popullit të tij, pasi shumë rezerva përfshirë dhe karburantin janë drejt fundit.



