Begaj pret përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës: Të garantohet vota

Begaj pret përfaqësues të Këshillit Koordinues të Diasporës: Të garantohet vota

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës, me të cilët diskutoi lidhur me kontributin e tyre për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. 

Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e KKD-së për implementimin e votës së diasporës për zgjedhjet në Shqipëri dhe e nxiti atë të angazhohet vazhdimisht, në mënyrë domethënëse dhe sa më aktive në hartimin e politikave publike, duke sjellë praktikat më të mira si dhe një perspektivë ndryshe dhe shumë të rëndësishme në zhvillimin e kombit. 

Garantimi i votës së diasporës siguron pjesëmarrjen e saj aktive në jetën e kombit dhe reflekton perspektivën, përvojën dhe këndvështrimin e saj në hapat e ardhshëm që synojnë përparimin e vendit.

Kreu i Shtetit u shpreh se ndërsa diaspora është pjesë aktive e shoqërive në vendet pritëse, ajo është gjithashtu pjesë e pandarë e një kombi, zhvillohet bashkë me të dhe nxit përparim në shumë fusha të jetës.

Në këtë aspekt, Presidenti Begaj vlerësoi se fuqizimi i diasporës, mbështetja dhe nxitja e pjesëmarrjes aktive së saj në politikat e zhvillimit të një kombi do të ishte një përfitim i jashtëzakonshëm për shoqërinë.

Begaj vuri gjithashtu në dukje se përpjekja për të mbajtur gjallë gjuhën amtare, kulturën, traditat dhe vlerat më të mira i shërben ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe duhet të nxitet e të mbështetet maksimalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy