
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim të gjyqtares Etleva Deda, vendos konfiskimin e pasurisë së Ylli Ndroqit.
Vendimi i GJKKO i siguruar nga MCN Tv, erdhi pas kërkesës së bërë nga prokurorët e SPAK, Vladimir Mara e Dritan Prençi.
Bëhet fjalë për sekuestrimin dhjetëra pasurive, si apartamente, truall, njësi shërbimi, automjete, kuota dhe aksione në kompani të ndryshme.
Vendimi bëhet me argumentin për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë për vendosjen e masës së sekuestros, mbi pasuritë e shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), duke pretenduar se shtetasi në fjalë është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192 date 03.12.2009 dhe se pasuritë e zotëruara, dukshëm nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave dhe fitimeve të ligjshme të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si dhe ekziston rreziku që këto pasuri të humbasin apo tjetërsohen.
Vendim Konfiskimi Ylli Ndroqi by Arjola Ymeraj on Scribd



