Paga e luftës, të vetëpunësuarve u “teprojnë” 2 mijë lekë (VIDEO)

Paga e luftës, të vetëpunësuarve u “teprojnë” 2 mijë lekë (VIDEO)

Çdo i vetëpunësuar deri në datën 20 prill duhet të paguajnë sigurimet shoqërore në vlerën e 24 mijë lekëve, ndërkohë që ata që kanë përfituar pagën  e luftës, kanë përfituar 26 mijë lekë. Me një përllogaritje të thjeshtë, atyre u mbeten vetëm 2 mijë lekë në dispozicion nga ndihma e dhënë nga shteti. Nëpërmjet një lidhjeje telefonike, kryetari i shoqatës së Biznesit të Vogël, Shpëtim Agolli, tha për TvT se paga e luftës nuk është realisht mbështetje për bizneset.

Në muaj, punonjësit e vetëpunësuar apo çdo punonjës tjetër do të marrin 260 mijë lekë të vjetra. Por sipas detyrimeve tatimore, këta do të paguajnë brenda 20 prillit sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kontributi është 80 mijë lekë të vjetra. D.m.th. që i bie, duhet të paguajë biznesi i vogël 240 mijë lekë. Pra, nga e gjithë shuma e muajit prill, i ngelin 20 mijë lekë të vjetra. Paga e luftës nuk është mbështetje për biznesin. Ajo është për atë punonjës që nuk ushtrojnë aktivitet.

Agolli duket skeptik edhe për mbështetjen e bizneseve në fazën e dytë, që ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama.

Nuk e di sa e besueshme është. Në fazën e parë vetëm këtë kontribut këta dështuan. Shumë biznese u eliminuan nga kjo pagë për arsye sepse qeveria nuk kishte dalë me një draft të saktë dhe nuk kishte përcaktuar cilat biznese do të përfitonin. Ata kanë marrë vetëm bizneset që qarkullojnë 2-3 milionë lekë të reja në vit. Nga e gjithë shuma 15 milionë dollarë, i takon që qeveria të shpërblejë vetëm 61 mijë punonjës.

Për Agollin, lehtësimi i masave duke si iniciativë e mirë, por sipas tij kjo mund të jetë thjesht demagogji.

Kjo është një iniciativë e mirë ndoshta e qeverisë, që të rishikojë se cilat biznese vërtet mund të jenë në punë. Kështu që nga ana tjetër është thjesht demoagogji sepse shumë biznes u dogjën, ishin në punë, nuk krijuan të ardhura dhe duhet t’u paguajnë pagat punonjësve pa krijuar të ardhura. Prandaj nisma e qeverisë më duket me vend, por jam skeptik ndaj kësaj mase.  

Bizneset që nuk do të përfshihen në skemën e rimbursimit, do të jenë të detyruar ta paguajnë 24 mijë lekëshin nga xhepi i tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy