Patozi përplaset me Ramën jashtë Kuvendit. Kryeministri i thotë demokratit: Ti ke ikur nga PD kur…(VIDEO)

Patozi përplaset me Ramën jashtë Kuvendit. Kryeministri i thotë demokratit: Ti ke ikur nga PD kur…(VIDEO)

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi është përplasur sot me kryeministrin Rama pas seancës së jashtëzakonshme në Parlament, ku u votuan listat e emërimeve të anëtarëve të komisioneve të vetingut.

Patozi kërkoi të merrte fjalën për një replikë me Ramën, mirëpo fjala nuk iu dha nga kryetari i Kuvendit.

Në këtë mënyrë replika është zhvilluar jashtë Parlamentit, raporton panorama.

Në të shihet qartë se Rama dhe Patozi replikojnë me njëri-tjetrin, ndërsa kryeministri i thotë se moskandimi i tij në listat e PD-së ka ardhur pas një interviste të deputetit dhënë për “Top-Channel”.

“E di kur ke ikur ti, kur dhe atë intervistën te TCH”, i thotë Rama Patozit. Kujtojmë se pas mospërfshirjes së Patozit në listat e PD-së, deputeti shkroi se Rama e ia kishte paralajmeruar moskandidimin e tij, qe para paktit me Bashën, duke ngritur dyshime.

DEBATI

Patozi: Une nuk te kam nderhyre ne marredhenien qe ke me ate. Marredhenien qe ke ti me ate une nuk ta prish.

Rama: Ti do ikje qe 90 dite para. Çfare marredhenie…

Patozi: Ate marredhenien qe ke ti me ate.

Rama: O zotri e di kur ke ik ti….Ti ike pasi dhe ate intervisten te Topi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy