Liljana Rukaj, gruaja e cila u hodh nga bashkëshorti i saj nga kati i katërt i apartamentit dhe për pasojë humbi jetën, kishte kërkuar urdhër mbrojtje në gjykatë disa ditë më parë. Ajo i është drejtuar fillimisht Policisë së Fierit ku ka denoncuar se dhunohej nga bashkëshorti, Ferdinand Rukaj, ndërsa më pas edhe Gjykatës ku ka kërkuar divorcin.



