Dosja e Alket Hatisë është sjellë në Tiranë nga pala italiane, ndërsa në vendim evidentohen shumë episode të trafikimit të heroinës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Nga ana e saj prokuroria është në verifikim e sipër të rast pas raste të episodeve. Sipas ndryshimeve në Kodin e Procedurës në kapitullin e ekstradimit, është dhe fakt i dosmosdoshëm që shteti kërkues duhet të garantojë që do të zhvillojë një process gjyqësor nga fillimi, për personin që e ka gjykuar dhe dënuar në mungesë.
Alket Hatija u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për shkak të një dënimi me 20 vjet burg për trafik droge, por gjykata e liroi me argumentin se në dosje mungonte një kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë. Hatija u kap në Durrës dhe akuzohet se para shumë vitesh ka lëvizur kuintalë kokaine apo heroine drejt Italisë.



