Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani u pyet në emisionin “Arnautistan” në MCN TV nëse ka pasur momente ku ka qenë në kufijtë e dorëzimit apo kapitullimit, në raport me angazhimin e tij politik. Shabani tha se ky moment ka qenë pas zgjedhjeve të 25 prillit, por më pas ka menduar se duhet të përfaqësojë edhe ata 10 mijë vetë që kanë votuar për lëvizjen e tij.
Po pas zgjedhjeve. Po pastaj mendoj, a nuk e meritojnë ata 10 mijë që të punosh për t’i përfaqësuar. Aq më tepër kur janë pak, sepse ata ndihen nën thundrën e shumicës. Por jam i bindur që janë më shumë se aq. E shoh optimizmin si detyrë. Brezi im ka detyrimin të jetë optimist dhe të mendojmë çfarë mund të ndryshojmë diçka”.
I pyetur mbi arsyet përse largohen shqiptarët nga vendi, Shabani dha tre arsye kryesore.
Padrejtësia, shteti është i padrejtë, që sjell edhe pasiguri. Kjo shikohet edhe nga fakti i lindjeve. Kemi 500 mijë fëmijë pak. Kanë lindur më shumë fëmijë jashtë territorit, se sa brenda. Elementi i përjashtimi, s’kanë loyality (besnikëri) ndaj vendit. E treta është një normë sociale. Është një psikozë sociale, që jeta nuk është këtu, është gjetkë. Nëse je i aftë dhe i Zoti është turp të rrish këtu! Të treja këto mund të ndryshohen”.



