Aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin Nikël–Larushkë, AMP arreston punonjësin e policisë

Aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin Nikël–Larushkë, AMP arreston punonjësin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Durrës–Kavajë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Krujë. 

 

Ai dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. 

 

Arrestimi u krye pasi rreth orës 05:45 të mëngjesit, duke drejtuar mjetin e tij në aksin rrugor Nikël–Larushkë, E. B. u përfshi në një aksident, ku për pasojë humbi jetën në vendngjarje shtetasja N. Ç. 

 

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy