
Një formë e re virusi është duke u përhapur përmes SMS-ve dhe duke prekur telefonat Android në Europë. I njohur si ‘Flubot’, ai mashtron viktimat që të mendojnë se kanë humbur një dërgesë të një pakoje.
Sipas lajmeve, ai nxit viktimën të shkarkojë një aplikacion ‘dorëzimi i paketës së humbur’ përmes një linku. Aplikacioni i shkarkuar funksionon më shumë si një përgjues.
Pasi të instalohet dhe i jepet leje, ai fillon të vjedhë informacionin bankar, kredencialet, fjalëkalimet dhe çdo informacion tjetër personal që mund të mbledhë. Ai gjithashtu dërgon të njëjtin mesazh për të gjithë në listën e kontaktit të për të vazhduar të përhapet.
Shumë prej mesazheve duket sikur janë nga kompani shpërndarëse si DHL, UPS, Amazon ose Royal Mail.
Aktualisht, duket se virusi prek vetëm pajisjet Android, kështu që kushdo që përdor iOS ose një sistem tjetër operativ në telefonin e tij është i sigurt.



