Eksperti i financave, Enriko Cenko, thotë se hapja e bursës do ndikojë pozitivisht në tregun e kursimeve. Sipas tij, kjo do të luftojë monopolin që kanë krijuar bankat. "Gjaku i ekonomisë është paraja. Sa më shpejt të qarkullojë ajo, aq më shumë gjak futet në trupin e ekonomisë. Le të krijojmë një mënyrë për të luftuar monopolin e kursimeve. Marrim industrinë e ndërtimit. Duhen nxitur qytetarët të vendosin para në tregun e kapitalit. Kjo detyron bankat që t’i trajtojnë në mënyrë më të favorshme paratë e qytetarëve. Më vjen mirë që më në fund arrin Shqipëria të ketë një bursë. Pritëm 27 vjet", tha ai.



