Basha i përgjigjet Ramës: Debat? Në çdo orë, në çdo ditë që të dëshirosh!

Basha i përgjigjet Ramës: Debat? Në çdo orë, në çdo ditë që të dëshirosh!

Nuk ka pritur gjatë dhe ka ardhur edhe përgjigjia e kreut të opozitës, Lulzim Basaha ndaj ftesës së Kryeministrit Rama për një debat publik, televiziv, mbi Reformën në Drejtësi. Basha deklaron, me anë të një statusi në Facebook, se është mëse i gatshëm për një debat të tillë

 

“Debat? Në çdo orë, në çdo ditë që të dëshirosh! Për taksat e larta, për arsimin dhe shëndetësinë në ditë të zeza, për ekonominë në agoni, për varfërimin dhe shpunësimin e shqiptarëve, për pasigurinë dhe pushtetin e bandave, për korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe për drejtësinë, por sidomos për rrugët e daljes nga kriza, që PD i ka të hedhura në alternativën e saj për çdo fushë.” – shkruan Basha në profilin e tij zyrtar në Facebook.

 

Pavarësisht kësaj deklarate, Basha i drejtohet Ramës duke i thënë se “drejtësia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive”. Gjithashtu Basha i kujton Ramës se nuk ka mandate për të folur në emër të SHBA dhe fton që të mos kapet “pas preteksteve e alibive”.

 

Ftesa - Reforma, Rama fton në debat televiziv kreun e opozitës Basha

 

Më poshtë deklarata e plotë në Facebook e Kryetarit të PD, Lulzim Basha.

 

Debat? Ne cdo ore, ne cdo dite qe te deshirosh! Per taksat e larta, per arsimin dhe shendetesine ne dite te zeza, per ekonomine ne agoni, per varferimin dhe shpunesimin e shqiptareve, per pasigurine dhe pushtetin e bandave, per korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe per drejtesine, por sidomos per rruget e daljes nga kriza, qe PD i ka te hedhura ne alternativen e saj per cdo fushe.

Por Drejtesia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive. Kjo ceshtje kerkon konsensus e vullnet. Une dhe Partia Demokratike i kemi deshmuar te dyja keto cilesi e virtyte qe diten e pare, cilesi e virtyte qe kane munguar rendshem ne anen tuaj.

Une nuk besoj se ju keni ndonje mandat per te folur ne emer te SHBA e BE, keto pune nuk zgjidhen me Bilalin. Por ti ke mandatin e pergjegjesine per tu bere pjese e zgjidhjes.

Edhe nje here, cakto negociatoret, jepu plotfuqine te negociojne zgjidhjen.

Mos u kap pas preteksteve e alibive. Ne kemi ofruar rolin me te gjere e me te fuqishem te nderkombetareve ne procesin e vettingut, duke ju permbajtur Venecias.

Pergjegjesite e tjera ju takojne shqiptareve dhe perfaqesusit e tyre legjitime duhet ta cojne ne fund e ta realizojne reformen ne drejtesi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy