Apeli i Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e dënimit për 7 anëtarët e“Bandës e Tritolit”.
Një nga bandat më rrezikshme të vrasjeve me pagesë drejtohej nga killeri Julian Sinanaj i akuzuar për një sërë vrasjesh, por i ka shpëtuar dënimin me burg përjetë, për shkak dhe të statusit të tij si i penduar, duke u dënuar me 35 vite burgim.
Andon Mehillaj është dënuar me burg përjetë, ndërsa Genis Mehillajn që ra në prangat e policisë vetëm pak ditë më parë është denuar me 10 vite.
Po ashtu, kreu i kësaj bande, Julian Sinanaj dhe 25 vjet do të jetë periudhë sigurie pas burgimit.
Ndërsa për Ndriçim Gjokonën nga 35-vjet donohet vetëm me 8 vite.
Marjon Mitron dënohet me 8 vite dhe 5 vjet burg për I.K.
Banda e tritolit akuzohet për vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe për vendosjen e tritolit te Ardian Kollozit.



