Shembet masivi i akullnajës në Zvicër, shkatërrohet fshati poshtë saj (VIDEO)

Shembet masivi i akullnajës në Zvicër, shkatërrohet fshati poshtë saj (VIDEO)

Një shembje masive e akullnajave në Zvicrën jugore pasditen e së mërkurës shkatërroi pjesërisht fshatin e vogël Blatten, i cili ishte evakuuar plotësisht që nga java e kaluar për shkak të rrezikut nga shkëputja e masivit të akullit.

Rreth orës 15:30 të pasdites, një shembje masive ndodhi në akullnajën Birch, raportuan autoritetet e emergjencës.

Shumë shtëpi në fshatin e vogël, i cili normalisht ka rreth 300 banorë, u shkatërruan, tha Jonas Jeitziner, zëvendëszyrtar informacioni për shërbimin rajonal të menaxhimit të emergjencave.

Rënia e akullnajës pritej prej disa ditësh.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një “re” të madhe akulli dhe gurësh që rrokullisen poshtë shpatit të malit me pamje nga lugina ku rrjedh lumi Lonza dhe ku ndodhet fshati.

Një rritje e ndjeshme e aktivitetit të masivit të akullit, u vu re që nga nata e së martës deri të mërkurën dhe u rrit më tej gjatë ditës së mërkurë. Derisa, në fillim të pasdites, barriera kundër ortekëve më në fund lejoi që disa nga rrënojat të kalonin dhe të binin poshtë.

Të martën rreth orës 6 të pasdites dhe të mërkurën rreth orës 4 të mëngjesit, ndodhën dy shembje të mëdha në akullnajë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy