Riatdhesohen 112 shtetas shqiptarë, kishin kërkuar azil në Francë dhe Angli

Riatdhesohen 112 shtetas shqiptarë, kishin kërkuar azil në Francë dhe Angli

Policia e Shtetit ka njoftuar riatdhesimin e 112 shtetasve shqiptarë, të cilët kanë tentuar për të kërkuar azil në vendet e BE-së apo në Mbretërinë e Bashkuar. Në vijim të operacioneve të riatdhesimit, gjatë dy javëve të fundit, nga Franca dhe Anglia janë realizuar 4 operacione riatdhesimi të shtetasve shqiptarë, me 2 avionë të posaçëm nga Franca dhe 2 Anglia.

Në total janë riatdhesuar 112 shtetas që kishin kërkuar azil abuziv në këto vende. Gjithashtu, në kuadër të parandalimit dhe ndëshkimit ligjor të atyre shtetaseve që braktisin të miturit në vendet e BE-së, me qëllim fitimin e azilit, janë evidentuar 2 raste (një në Rinas dhe një në Kakavije). Policia ka proceduar penalisht dy persona përgjegjës për veprën penale "Braktisja e të miturve".

“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, nuk do të tolerojë asnjë rast të migrimit të paligjshëm apo të abuzimit me lëvizjen e lirë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë drejt hapësirës SCHENGEN, të mos tentojnë të kërkojnë azil, sepse është përpjekje e dështuar dhe do t’iu refuzohet menjëherë kërkesa, nëse kanë këtë qëllim. Rruga e vetme është migracioni i ligjshëm”, njoftoi policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy