Tahiri: Për dy vjet heshta përballë gënjeshtrave për të respektuar drejtësinë, do apeloj vendimin

Tahiri: Për dy vjet heshta përballë gënjeshtrave për të respektuar drejtësinë, do apeloj vendimin

Pas vendimit të Gjykatës për Krime të Rënda që e dënoi me tre vjet shërbim prove vetëm për shpërdorim detyre, dhe jo trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri  mbajti një konferencë për media, duke u përgjigjur interesimit të gazetarëve, përkitazi me vendimin ndaj tij të Gjykatës për Krimet e Rënda.

“Nuk është e re as për ju dhe as për njeri se si kaluan dy vite dhe pas hetimeve të Prokurorisë për Krimet e Rënda për akzua edhe më të rënda se vetë emri i Prokurorisë, karroca e prishur ndaloi në stacionin e parë”, tha Tahiri.

Deklaratën Tahiri e nisi me akuza ndaj paraardhësve të tij në politikë, pa përjashtim, për të cilët tha se i janë fshehur drejtësisë duke përdorur politikën.

“S’është e re as për ju as për njeri sesi kaluan dy vite dhe pas dy vitesh hetim prokuroria ndaloi karrovën e parë të akuzave. Gjyqi i tavolinave dhe i mediave, heshta se pse mendova se s’duhet të ishte gjyq popullor por gjyq shembullor.  Unë heshta i bindur sepse e bëra në respekt të drejtësisë. E kisha të thjeshtë të mbaja mandatin e deputetin, e kisha kollaj të rrija në parlament dhe pse hetohesha. Të shfrytëzoja politikën, siç kanë bërë ata para meje, pa asnjë përjashtim. Nuk janë përballur me drejtësinë por janë fshehur. Bëra të kundërtën, lashë mandatin, ndërpreva çdo aktivitet politik, sepse çdo drejtësi në strofullën e politikës, vetëm drejtësi nuk do ishte”, tha Tahiri.

Saimir Tahiri theksoi se i intereson vetëm e vërteta ime, dhe kësaj do ti shkoj deri në fund, duke apeluar me urgjencë vendimin e Krimeve të Rënda:

"Bëra gabimin më të madh që thash se në cilën përmasë mbillje kanabisi në Shqipëri, duke e luftuar në cdo cep, ndërhyra në kanabis. Duke ditur që po ta luftoja në cep do thonin obobo c'bëhet me gjithë këtë kanabis. Por ka qenë aty. Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre dhe unë mbrojtjen për këtë akuzë do e bëj sic më takon dhe do përballem edhe me këtë akuzë.

Ka pasur Shqipëria ministra të brendshëm të tjerë, ministra, kryeministra të tjerë. Një ministër i brendshëm kur u vranë 4 qytetarë këtu jashtë nuk u akuzua për shpërdorim detyre, dhe as kryeministri kur tha se Lazaratin e lashë të mbillej se ashtu ishte politika ime, as ministri i Mbrojtjes kur la 28 të vdekur në Gërdec. Më intereson vetëm e vërteta ime dhe do t'i shkoj deri në fund. Më takon të rri e të pres. Të marr vendimin e zbardhur të gjykatës, dhe ta apeloj urgjentisht. Të përgjigjem me përulësi për cdo akuzë vetëm me të vërtetat e mia para drejtësisë dhe para publikut. Ka shumë qytetarë që sot më besojnë dhe unë i falenderoj. Ka qenë sakrificë. Ka plot që s'më besojnë, edhe ata i falenderoj", u shpreh Tahiri. 

Sa i përket dënimit për shpërdorim detyre, Tahiri tha: “Dua të shoh kë ligj kam shkelur duke shpërdoruar detyrën. Në kulturën time një vendim gjykate vetëm ankimohet. Do ta ankimojë vendimin sapo të zbardhet dhe të më jepet e drejta. Jam i bindur se nuk e kam shpërdoruar asnjëherë detyrën.”

Pas më shumë se 13 orësh përfundoi dy ditë më parë “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy