Donacionet për tërmetin, Ahmetaj: Presim rreth 450 milionë euro

Donacionet për tërmetin, Ahmetaj: Presim rreth 450 milionë euro

Raporti i vlerësimit të dëmeve të tërmetit, i cili u bë publik nga qeveria më 12 shkurt, do të jetë baza orientuese për Konferencën e Donatorëve, që mbahet sot në Bruksel. Raporti e llogarit shifrën e përgjithshme të dëmeve të tërmetit rreth 1 miliard euro.

Për ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, shifrat e pritshme për t’u mbledhur në Konferencën e Donatorëve arrin në 450 milionë euro.

Për DW, Ahmetaj është shprehur se solidariteti është shumë i madh, megjithatë shifra në fund do ta materializojë këtë solidaritet. "Në kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro për Shqipërinë. Për shkak të turit që ka bërë kryeministri në disa vende, për shkak të ndjeshmërisë në vendet europiane presim një shifër përafësisht të tillë".

Megjithatë, Ahmetaj shton se nevojat janë shumë më të mëdha. "Jam i shqetësuar se si do t'i japim impuls ekonomisë këto vite e si do të mënjanohen dëmet në infrastrukturë”, është shprehur ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy