
Kompania Meta njofton shkurtimin e 10 mijë punonjësve të tjerë. Një njoftim i tillë vjen nga kompania e Mark Zuckerberg.
Në muajt në vijim, drejtuesit e Meta-s do të shpallin planin e ristrukturimit, anulimin e projekteve me prioritet të ulët dhe uljen e shkallës së punësimit.
Do të jetë e vështirë. Kjo do të thotë lamtumirë kolegëve të talentuar që kanë qenë pjesë e suksesit tonë.
Një mesazh i tillë vjen nga Zuckerberg, duke saktësuar se Meta do të mbyllë edhe 5000 pozicione të tjera të hapura për të cilat nuk janë kryer ende punësimet.



