Korrigjimi i kufijve, presidenca e Kosovës: Preket Kushtetuta (VIDEO)

Korrigjimi i kufijve, presidenca e Kosovës: Preket Kushtetuta (VIDEO)

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim” të kufijve është në kundërshtim me Nenin 1 të Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë se Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve të tjera.

Në Zyrën e Presidentit thonë se është e qartë se, nëse arrihet marrëveshje që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta. Kështu shkruan gazeta "Zëri" në Kosovë, duke iu referuar deklaratës së këshilltarit të presidentit, Bekim Çollaku.

Ka qenë ky i fundit, i cili ka thënë për gazetën “Zëri’ se është e qartë se ndryshimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe se, nëse arrihet marrëveshja që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta.

Por ndërkohë që presidenti Hashim Thaçi hodhi në publik idenë e bashkimit të këtyre trojeve me Kosovën, duke mohuar çdo shkëmbim territoral me Serbinë, ministri i Jashtëm njëherësh dhe zëvendëskryeministër Behgjet Pacolli në një intervistë për televizionin publik RTK mohon faktin që presidenti Thaçi të ketë një plan për ndryshim të kufijve.

Propozimi i Thaçit erdhi krejt papritur para takimit negociues me homologun e tij, Vuçiç, në shtator në Bruksel.

Ndërkohë që e vetmja përgjigje ishte ajo e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i cili një ditë më parë nuk përjashtoi mundësinë e një kompromisi.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy