
Laidon Shapo, ekspert i Shëndetit Publik në Londër ka folur pasditen e sotme përmes një lidhje “Skype” për nënvariantet e Omicron, BA.1 dhe BA.2.
Shapo tha se në Londër rreth 96% e të prekurve janë të infektuar me variantit BA.1 dhe BA.2. Ndërsa u ndal të fliste për nënvariantin XE Shapo tha se është një rikombinant i BA.1 dhe BA.2.
Numri i rasteve në Britani e Madhe ka rënë, 51 mijë raste ditore. Kjo nënkupton që testet kanë rënë, edhe pse ditët e fundit janë në rritje. Vdekshmëria është rritur lehtas. Shtrimet në spital janë rritur me 7%. Kjo i dedikohet një vaerianti Omicron BA.1 që u pasua me BA.2. Këto variante përbëjnë 96 % të gjithë rasteve. Ky variant daton nga 19 janari. XE Është nje rikombinat i BA.1 dhe BA.2, ndodh kur një person infektohet me dy variantet. Sytë po mbahen hapur, a është ky një variant që po merr kurorën? Shifrat thonë që jo.
Shapo tha se fundi i pandemisë përcaktohet nga disa faktorë si imuniteti natyror i njerëzve, vaksinimet, transmetueshmeria e varianteve. Megjithatë eksperti tha se jemi larG një stadi endemik.
Fundin e masim me indikatorët bazë, me vaksinim dhe imunitetin ntyror të njerëzve. Shikojmë sa e kemi numrin e rasteve? A po na rriten ato? Cilat variante nën observim kanë potencialin të kthehn në shqetësuese. Kjo gjë varet dhe nga transmetueshmëria e tyre. Nuk jemi ende në një stad endemik. A është zbutur ky variant? Nuk është zbutur, ka ardhur në Shqipëri, është përhapur në disa shtete. Zbutja nënkupton që kemi variante më të buta, karakteristikat e BA.2 nuk është arritur kjo. Moshat e reja i kanë kaluar BA.1 DHE BA.2 me sukses. Janë asimptomatikë. Dhe në Shangai 90 përqind janë asimptomatik. Në Shangai personat me sëmundje kronike lihen të presin. Grupet e riskut mbetet të njëjta, mbi moshat 70, njerëzit me sëmundje kronike, ata që kanë probleme në përgjigjen imunitare. Të rinjtë e mira do ishte të vaksinoheshin me të paktën një dozë. Jemi aq larg sa afër përsa kohë që grupet e riskut i kemi të mbrojtura. Në Shqipëri rastet nuk mund të trajtohen në shtëpi.
Shapo theksoi se në Britaninë e Madhe janë në qarkullim dhe variante XD dhe XF megjithëse në një numër shumë të ulët.



