Cakrani: Kallëzimi ndaj Ndrecës për një spostim të parkut të Ministrisë së Brendshme, në dosje Denaj me Veliajn

Cakrani: Kallëzimi ndaj Ndrecës për një spostim të parkut të Ministrisë së Brendshme, në dosje Denaj me Veliajn

Avokati Kujtim Cakrani në MCN Live ka komentuar lidhur me hetimin e nsur prej SPAK në lidhje me mënyrën si është proceduar me prokurimet për restaurimet që i janë bërë komisariateve në Tiranë, ku mes emrave përmendet dhe Palrent Ndreca.

Ai tha se nga tetori i vitit 2023 ndaj Ndrecës është bërë një kallëzim tjetër penal ku bëhet fjalë për një s’postim të parkut të ministrisë së brendshme.

Sipas tij 57 gjyqtarë dhe 38 prokurorë kanë marrë banesa në pallatet e ndërtuara tek parku, ndrësa theksoi se në dosje janë përfshirë dhe Anila Denaj dhe Erion Veliaj

Prej muajit tetor 2023 ndaj Plarent Ndrecës është një tjetër kallëzim penal nga konstatimet e bëra nga KLSH ku ai ka abuzuar me metra katrorë për s’postimin e parkut të ministrisë së brendshme.

Përveç asaj ka marrë dhe nga KLSH 2.7 mld lekë për të rregulluar atë park ku u s’postua dhe te 28 mijë metrat katrorë sot është ndërtuar një kompleks i madh ku sipas të dhënave janë marrë apartamente nga zyrtarë. Ky është një hetim që po vazhdon.

Këto janë zbuluar më herët, kur Ndreca u kallëzua për këtë nuk ishte deputet dhe ishte kompetencë e prokurorisë së Tiranës tani që është deputetë i ka kaluar SPAK.

Pra bëhet fjalë për një s’postim të parkut të ministrisë së brendshme, ku 57 gjyqtarë dhe 38 prokurorë kanë marrë banesa në pallatet e ndërtuara tek parku dhe kjo është shumë e rëndë dhe SPAK besoj do i shkojë deri në fund se provat janë aty pasi KLSH ka lënë detyrë se Ndreca nuk duhet të punojë më në administratë publike për 10 vite.

Në dosje janë përfshirë dhe Anila Denaj dhe Erion Veliaj, por çështja do të kalojë njëherë në filtrin e prokurorisë së Tiranës, pastaj te SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy