Premtimet për rritje page, Nazarko: S’ka të bëjë me propagandën zgjedhore, Shqipëria në krizë shoqërore (VIDEO)

Premtimet për rritje page, Nazarko: S’ka të bëjë me propagandën zgjedhore, Shqipëria në krizë shoqërore (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave brenda një viti në 900 euro. Ai tha se nuk beson se kjo ka të bëjë me propagandën zgjedhore. Sipas tij, ky premtim vjen për shkak të nxjerrjes së një sasie të madhe nafte në Shpirag edhe pse nuk thuhet.

Natyrisht që ai se thotë nga koka e vetë ka disa njerëz që i kanë bërë llogaritë. Me sa di unë Shqipëria ka nxjerr naftë në Shpirag, është sasi e madhe dhe nuk është lejuar të thuhet se sa, sepse është ndikim në zgjedhje, por ky premtim nuk ka të bëjë me propagandë zgjedhore, ose që nuk përfitohet prej saj kjo dihet sepse fakti që opozita është në këtë derexhe një njeri tjetër do bënte të urtin dhe jo të tilla premtime. Mendoj se qëndron kjo që Shqipëria ka nxjerr naftë në Shpirag.

Në vijim ai tha se këto të dyja janë të lidhura, rritja e pagave dhe nxjerrja e naftës, ndërsa theksoi se nga pikëpamja praktike duhet thënë se Rama s’ka shumë nevojë të bëjë propagandë në këtë moment.

Unë besoj se zgjedhjet i ka fituar Rama për shkak të derexhes ku janë katandisur opozita. Por ajo që kam bërë unë kritikë është se Shqipëria është në një krizë shoqërore e vendit më shumë se ajo e pagave. Unë si individ besoj se nuk ka shumë rëndësi ana monetare, në sensin që bën mrekullinë sesa ana e punës. Pra nëse këto para nëse sigurohen përmes punës atëherë ti ke arritur një sukses real. Pra kritika imë më e madhe ndaj kësaj qeverie që është shumë lartë, nuk arrin të mobilizojë. Nuk e di se si do rregullohet historia me fasonerinë të cilët praktikisht vijnë në vendin si i joni për shkak të rrogave të vogla. Investitorët e tillë vijnë për këtë shkak në vendin tonë dhe po u rrit paga, ajo shkakton turbullira të mëdha.

Nazarko theksoi më tej se përballë një opozite që pothuajse nuk ekziston, mendon se çdo burrë i urtë në këto raste do bënte dhe më të urtin dhe s’ka nevojë për propagandë.

Nuk ka asnjë arsye për të bërë propagandë zgjedhore përballë një PD zyrtare që pothuajse s’ka plotësuar numrat ndërsa grupi PL, do fillojnë ti kërkojnë llogaritë njeri tjetrit. Në këtë sens do e besoja këtë nëse do ishin 50 me 50, por kur besoj se do jetë Rama që do i fali disa bashki, nuk besoj se do i duhej ky mjet. Shqipëria më shumë nevojë se për historira monetare, veçanërisht tani ka nevojë për një organizëm të brendshëm, futjen në punë të njerëzisë. Jemi në një shoqëri që po lëngon dhe qeveria s’ka asnjë mundësi për të rregulluar këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy