Protesta e Berishës për ‘Ballkanin e Hapur”, Milo: Titulli i madh, shfrytëzoi situatën

Protesta e Berishës për ‘Ballkanin e Hapur”, Milo: Titulli i madh, shfrytëzoi situatën

Paskal Milo nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV  duke folur për Ballkanin e Hapur u shpreh se parimisht ajo është pozitive por mbart në vetvete dhe anët e saj negative.

Ndërsa u ndal te protesta e Berishës së mbajtur pasditen  kësaj të hëne, Milo u shpreh se titulli i protestës ishte i madh, por në fakt sipas tij ishte një luftë e brendshme brenda Partisë Demokratike.

Parimisht lëvizja është pozitive por ka dhe rreziqe. Tani cili është raporti mes pozitives dhe negatives. Në themel të tregjeve është konkurrenca, kush prodhon më mirë, më lirë, më shumë, ky është parim bazë.

Nëqoftëse ne nuk i plotësojmë këto dhe nuk jemi gati, atëherë ne vëmë në pikëpyetje një nga pikat për Bashkimin Europian se ne themi që kemi plotësuar të gjitha pikat. Mund ta pohojmë ne që s’jemi gati nëse qeveria thotë se kemi plotësuar të gjitha kriteret për të qenë pjesë e BE? Parimin s’duhet ta vëmë në diskutim, prsh sot Berisha dhe gjithë protesta nuk bënte të qartë dallimin midis parimit dhe rreziqeve.

Adresimi i fjalimit të Berishës kishte parasysh Kosovën dhe vetëm Kosovën. Pse? Për shkak se shfrytëzoi situatën për shkak të sensibilitetit. Prandaj them se ishte titulli i madh që po protestojnë për Ballkanin e hapur, por në fakt ishte për luftën e brendshme në PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy