
Një vit me shumë probleme për konfindustrinë dhe sfida për vitin e ardhshëm. Për të diskutuar mbi problematikën në sektorin e manifakturës, si dhe nevojën për punonjës, në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ishte kryetari i shoqatës Proeksport Albania, z. Edvin Prençe.
Lidhur me rritjen e çmimit të energjisë, ai u shpreh se kjo ka një ndikim të madh në këtë biznes e cila mund të çonte edhe në një reduktim apo deri falimentim të biznesit. Ndër të tjera ai u shpreh se mbetet e rëndësishme mbështetja që shteti duhet ti japë fasonerive, ndërsa theksoi se pagat në vendin tonë për këtë sektor krahasuar me Maqedoninë apo Serbinë janë më të larta ku paga minimale tashmë është 33 mijë lekë të reja.
Duke folur për veshjet e këpucëve, apo siç quhet ndryshe fasoneritë, patjetër që rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ndikojë në mënyra drastike në ekonominë e bizneseve tona. Duke pasur parasysh kontrata e firmosura 1-2 vjeçare patjetër që do çonte në një krizë dhe reduktim apo deri falimentim të biznesit. Një nga nevojat tona për rimëkëmbje është mbështetja që duhet të japë qeveria, paketë ndihmëse e cila do ndikonte në prodhim, rritje pagash. Megjithatë duke krahasuar pagat në vendet e Ballkanit me pagat tona kanë një rritje domethënëse ku 33 mijë lek të reja është në vendin tonë, ndërsa 270 euro në Maqedoni apo Serbi.
Teksa u ndal tek nisma 'Open Balkan', Prençe u shpreh se ‘për eksportet kjo është një nismë e mirë por në të njëjtën kohë duhen parë të gjitha problematikat dhe roli jonë në krahasim me vendet e tjera. Kemi një andikap të madh, mungesën e investimeve dhe mos daljen në treg me prodhimet tona si dhe mungesa e ndihmës nga qeverisë”.



