Ministri britanik kundër emigrantëve shqiptarë/Hasani: Deklaratë raciste dhe ksenofobe, askush nuk mund të jetë mbi ligjin këtu (VIDEO)

Ministri britanik kundër emigrantëve shqiptarë/Hasani: Deklaratë raciste dhe ksenofobe, askush nuk mund të jetë mbi ligjin këtu (VIDEO)

Deklarata e ministrit britanik kundër emigrantëve Robert Jenrick karshi emigrantëve shqiptar duke i cilësuar përgjithësisht për kriminelë, është më shuëm se raciste, thotë avokati i njohur në Angli Naim Hasani.

Në një komunikim për “MCN live”, Hasani, thotë se deklarata e ministrit britanik të emigracionit është më shumë se ksenofobe, dhe nuk mund të etiketosh një komunitet të tërë si kriminelë.

Të themi se drejtën deklarata e ministrit të emigracionit është në vazhdën e në politike të vazhdueshme që ndjekin një numër të eksponentëve të qeverisë britanike, që janë më të shprehura në politika dhe trajtimin e çështjes së shqiptarëve. E pranojmë se ka ardhur një numri i  madh i shqiptarëve më gomone, porse nuk mundesh ti trajtosh të gjithë ata si kriminel, janë deklarata tendencioze.

Deklarata e ministrit është e papërgjegjshme,, një retorikë që i shërben frymës raciste, ksenofobe atje.

Problemi është se deklarata e mëhershme e ministres së brendshme dhe tani kjo e ministrit të emigracionit, janë deklarata të dënueshme, tejet shqetësuese që i shërbejnë elementit ekstremist ose raciste në Britani.

Avokati Hasani thotë se ligjet e fortë antiraciste në shtetin britanik nuk të lënë pa prekur edhe një ministër të qeverisë, pas çdo deklarate raciste.

Komiteti shqiptar është kompakt në çdo sferë të jetës dhe ajo që është e rëndësishme të thuhet është fakti se ky është një vend me ligje të forta, dhe pavarësisht se disa e kanë në zemër ksenofobinë dhe racizmin, ajo e dënon serish.

Unë u bëj thirrje shqiptarëve se nëse përballen me fenomene të tilla racizmi dhe identifikohen si kriminal, që të njoftojnë policinë dhe të mos i lënë këto incidente në heshtje. Ligji është i qartë dhe i kapshëm dhe pavarësisht gjendjen ksenofobe të disave në qeveri, edhe ata nuk janë mbi ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy