
Gazetari Gjergj Erebara sqaroi përmes emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kontrollorët e Albcontroll nuk mund të quhen zyrtarë publikë dhe në këtë rast bie akuza “abuzimi me detyrën”.
Erebara tha se Albcontroll është korporatë, aksioner i së cilës është Ministria e Financave.
“Kur themi kompani publike e kemi në termin ekonomik, në termin ligjor është kompani aksionere me pronësi 100% të aksioneve nga Ministria e Financave. Nuk është institucion dhe bie akuza. Nuk mund të jetë abuzim me detyrën në sektorin privat”, tha Erebara.
Pjesë nga intervista:
Rakipi: A konsiderohen kontrollorët zyratë publikë?
Erebara: Jo, absolutisht jo. Ka shumë sektorë që kanë rëndësi. Ka vepra penale që nëse ti vjedh kompaninë tënde është vepër penale por abuzimi me detyrën është funksion publik, jo privat. Ajo është një marrëdhënie pune, një palë është grindur me pjesëmarrësin. Albcontroll është korporatë, kompani, është SHA, aksioner i SHA është Ministria e Financave. Kur themi kompani publike e kemi në termin ekonomik, në termin ligjor është kompani aksionere me pronësi 100% të aksioneve nga Ministria e Financave. Nuk është institucion dhe bie akuza. Nuk mund të jetë abuzim me detyrën në sektorin privat. Ka dhe një ligj tjetër që i thotë kontrollorit që kur je i stresuar duhet të raportosh që je i stresuar. Është gjëja më njerëzore, secili nga ne mërzitet me punëdhënësin e vet.
Tomorri: Kodi i punës e ndalon grevën në disa sektorë. Ata prandaj nuk thonë grevë. Nëse do thoshin grevë duhej të ishin të gjithë të arrestuar.



