Anëtari i gjashtë në Gjykatën Kushtetuese, KED i çon Metës emrat e dy kandidatëve

Anëtari i gjashtë në Gjykatën Kushtetuese, KED i çon Metës emrat e dy kandidatëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ashtu siç kishte njoftuar një ditë më parë miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar, Z. Aleksanër Toma dhe Z. Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës më herët.

Gjithashtu KED miratoi edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

KED do t'i përcjellë këto akte brenda ditës së sotme, pranë organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Me emërimin e kandidatit të fundit i hapet rruga bërjes funksionale pas tre vitesh të Gjykat ës Kushtetuese. Ndërkohë dje, të mërkurën u betua Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, i cili u zgjodh nga Kuvendi seancën e së enjtes së kaluar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy