Vrasje, plagosje, pengmarrje, pranga të fortit të Vlorës me tre emra

Vrasje, plagosje, pengmarrje, pranga të fortit të Vlorës me tre emra

Një person i cili ishte shpallur në kërkim për një seri veprash penale është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës në lagjen “Ujë i Ftohtë”.

Në prangat e bluve të Vlorës ka rënë 30-vjeçari Klejvis Gjatari, banues i këtij qyteti.

Sipas policisë së Vlorës, i riu është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi akuzohet për një sërë veprash penale brenda vendit por dhe në shtetin fqinj Itali.

"Ky shtetas figuron person me precedent kriminal dhe penal në shtetin Italian, për veprën penale të “Vrasjes”.Nga hetimet e kryera, për shkak të probleme me drejtësinë shqiptare dhe të huaj, ky shtetas ka përdorur disa gjeneralitete të tjera si: Erion GJATARI, Eri GJATA, Erion SUAL”, deklaron policia.

Dyshohet se ky shtetas gjatë kohës që ka qenë në kërkim është përfshirë në vepra të tjera të rënda kriminale, për të cilat Policia e Vlorës po punon intensivisht për dokumentimin e plotë ligjor të tyre.

Deri tani policia ka dokumentuar këto vepra penale, ku i arrestuari dyshohet si i përfshirë.

– Në Shtator të vitit 2012, është shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në Kavajë, për të cilën është dënuar me 4 vite e 10 muaj burg.Vend në të cilin vuante dënimin për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

 – Në Maj të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në “Plazhin e Ri”, ku në bashkëpunim me shtetasit D.Rrapaj dhe A.Gjatari, kanë marrë me forcë në mjetin e tyre shtetasin Y.K., duke e kanosur atë me armë zjarri.Ngjarje për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

– Në Tetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku për motive të dobëta, në një lokal ka plagosur me armë zjarri shtetasin F.M. “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje”.

– Në Tetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Ujë i ftohtë”, ku në bashkëpunim me shtetasin O.Shehu, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit F.M., automjetin tip Audi, dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri këtë të fundit.Ngjarje për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajte pa leje”, “Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

– Në Dhjetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka marrë me dhunë në rrugë shtetasit V.F., automjetin tip Benz në pronësi të këtij të fundit.”Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy