Scarlett Johansson thotë se nuk kishte shkuar kurrë në palestër para filmit “Iron Man 2”

Scarlett Johansson thotë se nuk kishte shkuar kurrë në palestër para filmit “Iron Man 2”

Roli i Scarlett Johansson si superhero, Natasha Romanoff/Black Widow, e forcoi prezencën e saj si një element kryesor i personazheve në Marvel.

Aktorja 37-vjeçare është shfaqur në nëntë filma të MCU, duke filluar me "Iron Man 2" të vitit 2010.

Por Johansson zbuloi për Vanity Fair se kur mori rolin, ajo "nuk kishte shkelur kurrë në palestër" përpara stërvitjes së saj intensive për filmin aksion.

Aktorja e "Lost in Translation" gjithashtu e përshkroi kastin e saj - rreth moshës "23 ose 24" - si "një moment i madh" për të.

"Unë kurrë nuk kisha shkelur në një palestër dhe kisha pesë javë për t'u përgatitur për këto skena," shpjegoi ajo.

“Nuk dija të përdorja asnjërën nga pajisjet. Domethënë, isha shumë e frikësuar,” tha ajo.

Johansson diskutoi gjithashtu se si ajo u bë "aq mbrojtëse" ndaj të dy shtatzënive të saj ndërsa ishte në qendër të vëmendjes. Ajo ka një vajzë 7-vjeçare, Rose, me ish-bashkëshortin Romain Dauriac dhe një djalë - Cosmo , i lindur gushtin e kaluar - me bashkëshortin e saj aktual, yllin e "Saturday Night Live", Colin Jost.

“Natyrisht, të kesh fëmijë është gjëja më e madhe që të ndryshon jetën. Unë kam dy fëmijë, [dhe] pasi linda vajzën time, m'u desh një kohë e gjatë për të pasur atë lloj ndjesie të re, "tha ajo.

“Gjithmonë më dukej sikur po përpiqesha të vazhdoja dhe të krijoja një lloj ekuilibri punë-jetë, që mendoj se është ndoshta një gënjeshtër. Nuk ndodhi derisa vajza ime u bë më e pavarur nga unë, ndoshta rreth moshës 2-vjeçare, ku unë rizbulova veten”, vazhdoi Johansson. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy