Zbardhen përgjimet, policia: Na jepni 10 milionë ose ju shkulim bimën

Zbardhen përgjimet, policia: Na jepni 10 milionë ose ju shkulim bimën

Është folur shpesh për bashkëpunimin e ngushtë të kultivuesve dhe trafikuesve të drogës me policinë. Shkatërrimi i grupit të drogës në zonën e Kurbinit pak ditë më parë, ka nxjerrë në pah këtë bashkëpunim. Në përgjimet e bisedave telefonike kuptohet se si segmente të policisë lejojnë kultivimin e hashashit kundrejt bakshisheve të majme.

Përgjimet janë pasqyruar në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shkruan sot Gazeta Shqiptare.

Këto përgjime sollën arrestimin e së paku 7 personave, njëri prej të cilëve është punonjës policie. Në bisedat e regjistruara mes kultivuesve të hashashit në datën 4 gusht 2016 zbardhet kërkesa që efektivë të policisë kanë bërë ndaj tyre për dhënien e 10 milionë lekëve në këmbim të lejes për të ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm. Bie në sy edhe nervozizmi për kushtin që u kanë vendosur policët: Paguani ose do t’jua shkulim bimën. “Vazhdoni, se ne s’kemi ku t’i marrim edhe po të vdesim. Të bëjnë ça të duan”, thotë një prej anëtarëve të grupit në telefon. Dhe në fakt, të gjithë këta persona janë kapur disa javë më vonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy