Barcelona rihap plazhet

Barcelona rihap plazhet

Barcelona rihapi sot plazhet e saj, të mbyllura që nga fillimi i izolimit në mes të marsit, që mund të shijohen vetëm nëse praktikohet një sport.

“Janë hapur për të ushtruar një sport individual. Ju nuk mund të shkoni atje për të shëtitur, për t’u ulur, shtrirë ose për piknik”, paralajmëroi këshilltari bashkiak i qytetit, Eloi Badia.

Plazhet, zakonisht shumë të pëlqyera nga turistët, mund të përdoren vetëm midis orës 6:00-10:00 të mëngjesit. Qytetet e tjera, të tilla si San Sebastian (veri) dhe Valencia (në lindje) tashmë i kanë rihapur me kohë plazhet e tyre për sport.

Duke iu nënshtruar një izolimi të rreptë që nga 14 marsi, 47 milionë spanjollët nisën të shijojnë një lehtësim të masave nga fundi i prillit. Spanja është një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit, e cila ka vrarë më shumë se 26 000 njerëz në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy